Flash

Stresi flet për gjithçka në lidhje me Keisin

Lapsi.al 19 November 2020
Stresi flet për gjithçka në lidhje me Keisin

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur në showbizz për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Para pak kohësh mediat shkruan se ata të dy ishin ndarë, por i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” reperi i hodhi poshtë të gjithë zërat.

Madje në emisionin “Ftesë në 5” ai tha se nuk është ndarë kurrë nga Keisi dhe se për më tepër ata kanë pasur në plan të bëjnë një dasmë. “Kurrë nuk jemi ndarë. Dasmat na i kanë ndaluar edhe me dash. Patjetër që ka pas plane por rëndësi ka që jemi bashkë më të fortë se kurrë. Nga eksperienca ime arrita në përfundimin se është shuuuumë e vështirë që të gjesh një vajzë si Keisi. Unë gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes një ditë ‘Si është puna e kësaj gruas.’ Dhe më tha ‘Dëgjo. Është fat. Nuk ka përshkrim tjetër’. Dhe unë kam fat shumë të madh”, u shpreh reperi.

Ndërkohë sot ai ka ndarë një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes. Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.

Të këshilluara

Djali i Bobby Brown gjendet i pajetë

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.Ky lajm i hidhur është konfirmuar nga autoritetet për CNN...

14:20

Emma Watson fotografohet me të dashurin e ri

Emma Watson është fotografuar nga paparacët me të dashurin e saj biznesmen, Leo Robinton. Ata janë parë duke pirë kafe në park, në Primrose Hill të mërkurën....

14:30

George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it.Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë ko...

12:33

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të ...

12:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI