Flash

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Lapsi.al 19 November 2020
Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të egër".

Videoklipi publikohet sot (19 nëntor), por Dua dhe Miley diçka na treguan, si për t'i thënë botës se ky bashkëpunim do të jetë epik!

Në videon përmbledhëse të postuar në Instagram, vajzat shfaqeshin të rrëmujshme, seksi, "gjakpirëse" dhe të çmendura me energjinë e rock 'n' roll. Ndonëse nuk është hera e parë që e shohim Miley-n në performanca të tillë, ky version i Dua-s vjen surprizë për të gjithë!

Një bashkëpunim me Miley-n, Dua e kishte menduar që ta përfshinte në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, mirëpo projekti i përbashkët nuk u bë pjesë e albumit sepse këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër, që do të ishte "Prisioner. “[Nuk u përfshi në album] kënga që unë dhe Miley punuam bashkë. Vendosëm që të bënim diçka ndryshe, por në fakt nuk kemi patur mundësinë që të shkojmë në studio dhe të punojmë me diçka të re, por shpresoj që pas karantinës do të takohemi sërish,”- tha Dua gjatë një interviste të pak muajve më parë.

Të këshilluara

Nëntë këshilla nga Anna Wintour

Në qoftë se së fundmi je ngritur në detyrë dhe je në pozicionin e liderit të një stafi punonjësish ose do të jesh CEO i një biznesi të ri dhe do të mësosh një e...

19:00

Këngët më të lumtura në histori

Një neurolog holandez, Dr. Jacob Jolij, bashkëpunoi në vitin 2015 me një markë britanike për pajisje elektronike për të studiuar melodinë për të kuptuar se cila...

18:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI