Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Harvey Weinstein i sëmurë pas dënimit me 23 vite burg

Lapsi.al 18 November 2020
Harvey Weinstein i sëmurë pas dënimit me 23 vite burg

Një përfaqësues i Harvey Weinstein tha se ai nuk është mirë dhe se po monitorohet nga afër në burg. Ai u shpreh se nuk mund të “konfirmonte apo të mohonte” se 68-vjeçari kishte rezultuar pozitiv me koronaviurs.

Weinstein, i cili po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim, "është sëmurë", konfirmoi përfaqësuesi i tij për agjensinë e lajmeve PA. Prodhuesi i filmave, dikur i plotfuqishëm, konsiderohet i prekshëm ndaj koronavirusit për shkak të moshës, peshës dhe çështjeve të tjera mjekësore, duke përfshirë një gjendje të zemrës dhe presionin e lartë të gjakut. Një zëdhënës i Departamentit të Korrektimeve dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit të Shtetit të New York-ut, tha se ata nuk mund të komentonin për raste individuale, por kushdo që shfaq simptoma të Covid-19 izolohet dhe testohet menjëherë. Shëndeti i Weinstein ishte në fokus edhe gjatë gjykimit të tij. Avokatët e tij u përpoqën t’ia minimizonin burgimin, duke i thënë gjykatësisht se një “burgim i gjatë do të ishte si një dënim i përjetshëm”. Pas dënimit të tij në mars të 2020-ës, me 24 shkurt, Weinstein u dërgua në spital mes shqetësimeve në lidhje me presionin e lartë të gjakut dhe problemve të zemrës.

Edhe aktualisht, Weinstein po përballet me akuza të sulmit seksual në Los Angeles dhe pretendohet se ka sulmuar pesë gra në Kaliforni nga 2004 në 2013. Nëse dhe për këto raste dënohet siç u akuzua më parë, ai do të përballet me deri në 140 vjet burg të përjetshëm.

Prokurorët në Los Angeles po përpiqen ta vendosin Weinstein në gjyq dhe po kërkojnë kujdestarinë e përkohshme të përdhunuesit të dënuar.

Të këshilluara

Jesy Nelson shkëputet nga ‘Little Mix’

Jesy Nelson është ndër këngëtaret që u bë e popullarizuar përmes grupit ‘Little Mix’. Por, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Nelson tashmë ka zgje...

15:55

Lil Wayne rrezikon 10 vite burg

Lil Wayne akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mund të përballet me 10 vite burg nëse dënohet. Avokati i reperit, Howard Srebnick, ka thënë për Vulture se akuza...

15:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI