Flash

Michael B. Jordan, mashkulli më seksi i 2020-ës

Lapsi.al 18 November 2020
Michael B. Jordan, mashkulli më seksi i 2020-ës
Michael B. Jordan është shpallur nga revista People si “Mashkulli më seksi për 2020-tën”. Titulli për aktorin u njoftua gjatë emisionit “Jimmy Kimmel Live”, ndërkohë që ai ka rrëzuar nga froni, John Legend. “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë ‘Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë’. Por është një grup i mirë për t’u bërë pjesë e tij”, ka thënë aktori për revistën.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Ai ka treguar se femrat në familjen e tij ndihen shumë krenare për këtë titull. “Kur gjyshja ime ishte gjallë, ajo i koleksiononte revistat e People dhe më pas natyrisht që mami dhe tezet e mia e lexonin shumë. Dhe padyshim që këtë kopertinë do e vendosin në një vend të veçantë”, ka thënë Jordan. Michael B. Jordan ka nisur karrierën si aktor që në fëmijëri në spektakle të tilla si “All My Children” dhe i ngjiti një nga një shkallët për të kapur majat e suksesit. Në 2013-tën ai luajti në dramën “Fruitvale Station”, ndërsa dy vite më vonë në filmin “Rocky”. Në 2018-tën ai u shfaq përkrah të ndjerit Chadwick Boseman në filmin “Black Panther”. Aktori 33-vjeçar është shprehur se gjithë sukseset vijnë nga ndihma e madhe që ka pasur nga prindërit, që kanë sakrifikuar gjithçka për të dhe vëllain e motrën e tij. Michael ka shtuar se sekreti i vetëbesimit qëndron tek fakti se e ka kuptuar më në fund se nuk mund të bësh çdo njeri të lumtur.

Të këshilluara

Shpat Kasapi flet për planet e dasmës

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije. Ai filloi të shfaq...

10:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI