Flash

Shpat Kasapi flet për planet e dasmës

Lapsi.al 18 November 2020
Shpat Kasapi flet për planet e dasmës

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije. Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave. Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës. Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit. Me të drejtë u bëmë kuriozë, ndaj këngëtari vendosi të na e shuajë këtë kuriozitet në “Aferparty-n” e Luana Vjollcës. I pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit. Pyetjes nëse ai e do më shumë partneren, apo ajo Shpatin, këngëtari iu përgjigj se duhen të dy njësoj dhe po ashtu tregoi se herë dominon njëri partner në lidhje, e herë tjetri. Pra Shpati dhe Selvija kanë gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, ndërsa ne mezi po presim datën e dasmës!

Të këshilluara

Dua Lipa bëhet ambasadore e ‘Puma’

Dua Lipa, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierë. Ajo tashmë ka krijuar projekte të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndërsa falë tyre ka arritur t...

16:45

Zbulohet lidhja e Scott Disick

Scott Disick u fotografua gjatë muajit tetor në krahët e një vajze brune misterioze dhe menjëherë lindën dyshimet për një lidhje. Mirëpo opinioni publik ka qenë...

15:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI