Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Chiara dhe Fedez marrin çmimin nga komuna e Milanos për angazhimin gjatë pandemisë

Lapsi.al 18 November 2020
Chiara dhe Fedez marrin çmimin nga komuna e Milanos për angazhimin

Chiara Ferragni dhe Fedez janë nderuar me titullin më të lartë, “Ambrogino d’oro”, nga komuna e Milanos për angazhimin e tyre gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19. Të dy ata mblodhën fonde për të krijuar një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele.

Vendimi për nderimin e tyre është marrë nga një komision specifik nga komuna e Milanos, që përfshin disa këshilltarë dhe presidentin e Këshillit të Qytetit. Titulli do i jepet çiftit të njohur në datë 7 dhjetor gjatë festës së Sant’Ambrogio sipas traditës.

Pas marrjes së lajmit Fedez reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, duke u shprehur shumë krenar për familjen e tij.“I lumtur dhe krenar për familjen time, skuadra më e bukur në të cilën kam qenë ndonjëherë”, shkroi Fedez.

Çifti i famshëm kanë qenë gjithmonë shumë aktiv gjatë pandemisë dhe në muajin mars mblodhën 3 milionë euro në një ditë, gjë që ju dha mundësinë atyre të hapnin një njësi të re të kujdesit intensiv. Gjithashtu së fundmi ata janë përfshirë në një fushatë të iniciuar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, për t’ju bërë thirrje ndjekësve të tyre për mbajtjen e maskës.

Me “Ambrogino d ‘oro” janë nderuar edhe persona të tjerë të njohur, koantautori Fabio Concato, ish-regjisori i Teatrit Piccolo në Milano, Sergio Escobarm etj. ceremonia e dhënies së nderimeve këtë vit do të mbahet nën masa të rrepta për shkak të Covid-19.

Të këshilluara

Shpat Kasapi flet për planet e dasmës

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije. Ai filloi të shfaq...

10:18

Dua Lipa bëhet ambasadore e ‘Puma’

Dua Lipa, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierë. Ajo tashmë ka krijuar projekte të shumta dhe mjaft të suksesshme, ndërsa falë tyre ka arritur t...

16:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI