Flash

Komediani i njohur tregon sfidën me sëmundjen

Lapsi.al 19 November 2020
Komediani i njohur tregon sfidën me sëmundjen

Michael J.Foxtregoi për kalvarinë e gjatë të sëmundjes së ti, Parkinson.

Fituesi i “Golden Globe” tregoi momentet kur u diagnostikua me Parkinson në 1998, dhe ishte vetëm 28 vjeç, diskutoi pengesat shëndetësore që e çuan atë të vinte në pikëpyetje optimizmin e tij dhe si arriti ta fitonte sërish. Ndërsa në vitin 2018, një tumor në shtyllën kurrizore të Fox, ishte duke u rritur me shpejtësi dhe duke i shkaktuar dhimbje të tmerrshme në të gjithë trupin e tij.  Ndërsa tani, ai po planifikon një “pension  të dytë” dhe është gati që karriera e tij si aktor të përfundojë Në librin e ri të tij, “Asnjë kohë si e ardhmja”, tregon se si ai po hyn në një "pension të dytë".

Duke shkruar se "puna e tij si aktor nuk e përcakton atë", Fox thotë se luftimet e tij të fundit për shëndetin janë vetëm një faktor në vendimin e tij për të ndaluar veprimin. “Ka arsye për gabimet e mia në memorizim - qofshin ato mosha, apo çështje të njohura me sëmundjen, shpërqendrimi nga ndjesitë e vazhdueshme të Parkinsonit, ose mungesa e ndjesisë për shkak të shpinës, por unë e lexoj atë si një mesazh, pra një tregues.”

“Ka një kohë për gjithçka, dhe koha ime për të vendosur një ditë pune dymbëdhjetë orëshe dhe për të memorizuar shtatë faqe dialogu, është më së miri prapa meje,” thotë 59 vjeçari.

“Në drejtësi për veten time dhe për producentët, regjisorët, redaktorët dhe mbikëqyrësit, për të mos përmendur aktorët që gëzojnë pak ritëm, unë po hyj në një pension të dytë", shkruan Fox. “Kjo mund të ndryshojë, sepse gjithçka ndryshon. Por nëse ky është fundi i karrierës time të aktrimit, ashtu qoftë.”/

Të këshilluara

George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it.Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë ko...

12:33

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të ...

12:36

Nëntë këshilla nga Anna Wintour

Në qoftë se së fundmi je ngritur në detyrë dhe je në pozicionin e liderit të një stafi punonjësish ose do të jesh CEO i një biznesi të ri dhe do të mësosh një e...

19:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI