Flash

Brad fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes

Lapsi.al 19 November 2020
Brad fotografohet për herë të parë në publik pas

Brad Pitt dhe modelja, Nicole Poturalski i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike. Sipas burimeve të “Page Six” marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë. Ndërkohë Brad është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes dhe është shfaqur mjaft i lumtur. Ai është parë duke shpërndarë ushqime tek disa familje të varfra në Los Angeles. Aktori ishte veshur shumë thjesht me një palë xhinse dhe një bluzë, duke mos harruar as maskën.

Pitt duket se e ka harruar shpejt marrëdhënien që ka pasur me Poturalskin, sepse e ka ditur që në fillim se gjërat mes tyre nuk do të përfundonin mirë. Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. Aktori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e partnerit të saj, Roland Mary, në Berlin.

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland.

Të këshilluara

Djali i Bobby Brown gjendet i pajetë

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.Ky lajm i hidhur është konfirmuar nga autoritetet për CNN...

14:20

Emma Watson fotografohet me të dashurin e ri

Emma Watson është fotografuar nga paparacët me të dashurin e saj biznesmen, Leo Robinton. Ata janë parë duke pirë kafe në park, në Primrose Hill të mërkurën....

14:30

George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it.Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë ko...

12:33

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të ...

12:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI