Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

20-vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në maternitet, çfarë dyshohet

Lapsi.al 13 November 2020
20-vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në maternitet,

Ndërron jetë një 20-vjeçare në maternitetin e Gjirokastrës. Shkak për vdekjen janë bërë komplikacionet pas lindjes.

Viktima është identifikuar si K.M. nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat.

Mediat raportuan se ajo solli në jetë një fëmijë me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë. Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes. Ende nuk ka një shkak.

Këtë raportim e konfirmoi edhe vetë spitali me një reagim për shtyp.

"Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. 

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. 

Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. 

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët." - thuhet në njoftim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjat...

09:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI