Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shtetet ku Trump mund të kërkojë rinumërim votash

Lapsi.al 7 November 2020
Shtetet ku Trump mund të kërkojë rinumërim votash

Fitorja e Joe Bidenit në presidencialet amerikane varet tani vetëm nga 6 mijë vota në Pensilvani, të cilavë thuhet se do t’i shtohen 1.000 ne Georgia, 11 mijë ne Nevada dhe 47 mijë në Arizona. Por në mjaft raste, diferenca është shumë e ngushtë. Nisur nga ky fakt, Trump ka kërkuar tashmë rinumërimin në Michigan, ku Biden është në krye me 146 mijë vota ose 3% dhe Wisconsin, ku Biden nuk ka vecse 20 mijë vota në plus, pra 0.6%. rregullat për rinumërimin ndryshojnë nga shteti në shtet.

Ne Pensilvani, sekretarja e shtetit Kathy Boockvar është e detyruar me ligj të zhvillojë rinumërim brenda 12 nëntorit është marzhi i votave është më i vogël se 0.5%. Biden atje ka një epërsi prej vetëm 0.1%. rinumërimi I dytë mund të përfundojë brenda 24 nëntorit.

Në Arizona, ligjet shtetërore e cilësojnë të detyrueshëm rinumërimin kur diferenca mes dy kandidatëve është më e ulët se 1% e votave. Biden është në krye me 1.5%.

Në Nevada kush humbet zgjedhjet mund të kërkojë numërim të dytë brenda tre ditëve, pavarësisht nga diferenca, megjithatë koston e këtij operacioni duhet ta mbulojë vetë. Edhe këtu Biden kryeson me vetëm 22 mijë vota, ose 1.77%.

Në Georgia një kandidat mund të pretendojë rinumërimin kur diferenca është më e vogël se 0.5% e votave. Aktualisht, Biden kryeson me 0.1%. ish zëvendëspresidenti ka gati 1.000 vota gjithsej më shumë se republikani.

Në Michigan, rinumërimi është automatic nëse mes rivalëve diferenca është makismumi 2000 vota, dhe këtu avantazhi I demokratit është më I lartë, 146 mijë vota.

Por në Wisconsin ligji shtetëror e lejon të numërohen votat nga e para nëse diferenca është më pak se 1% , dhe Biden kryeson me vetëm 0.6% të votave.

Praktikisht Trump mund të kërkojë rinumërim në çdo shtet me përjashtim të Arizonës. Por ndërsa ligjet ndryshojnë nga shteti ne shtet, zgjidhja e çdo mosmarrëveshje mbi numerimin duhet te marre fund ne 8 dhjetor, sepse në 14 dhjetor rimblidhet Kolegji Zgjedhor për të ratifikuar zgjedhjen e presidentit amerikan që bën betimin në 20 janar 2021.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI