Flash

Elbasan/ Po transportonte 12 shtetas të huaj, arrestohet 33-vjeçari nga Vlora

Lapsi.al 1 November 2020
Elbasan/ Po transportonte 12 shtetas të huaj, arrestohet 33-vjeçari

Arrestohet një qytetar nga Vlora, pasi u kap duke transportuar 12 shtetas të huaj në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 33-vjeçari E.Ç, që u arrestua nën akuzën e “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

"Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj nga vendet e treta.

E.Ç., 33  vjeç, banues në Vlorë.  Arrestim i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12  shtetas të huaj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”", shkruan policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI