Flash

Prangoset 43-vjeçari në Lezhë, i sekuestrohen 2 kg heroinë dhe dy armë zjarri

Lapsi.al 1 November 2020
Prangoset 43-vjeçari në Lezhë, i sekuestrohen 2 kg heroinë

Një 43-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi ky i fundit u kap me 2 kilogramë heroinë.

I arrestuari është shtetasi Genci Drita.  Po ashtu, policia i ka gjetur këtij shtetasi edhe dy armë zjarri, që i mbante me vete. Materialet në ngarkim të shtetasit të dyshuar iu referuan Prokurorisë.

 

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe armëve të zjarrit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dyshohej se po transportonte lëndë narkotike dhe armë zjarri, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “AKSI”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Balldre, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin G. D., në bagazhin e modifikuar të këtij mjeti kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Genci Drita, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”", njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI