Flash

Imunologu tregon kush grup gjaku është më i dobët përballë koronavirusit

Lapsi.al 31 October 2020
Imunologu tregon kush grup gjaku është më i dobët

Sipas imunologut Genc Sulçebe, personat me grup gjaku A janë më të rrezikuar, ndërsa grupi Zero është më i mbrojtur nga Covid-19. Të paktën nga eksperienca e fituar deri tani, mjekët që trajtojnë të sëmurët me koronavirus, kanë arritur në këtë përfundim. Gjithsesi të dhënat janë ende të paqarta për organizmat më të dobët ndaj Sars-cov-2.

Në intervistën në News24, imunologu Genc Sulcebe paralajmëroi një mbyllje të pjesshme në rast se numri i të prekurve dhe i viktimave rritet në ditët në vazhdim ashtu sic është paralajmëruar tashmë nga ekspertët. Sulcebe tha se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covod.

“Ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa.

Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, u shpreh Sulçebe.

Ajo që imunolgu e quan skandaloze është fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.

“Mbajtja e maskës është gjë shumë pozitive, por paradoksalë dhe skandaloze është kur ti e heq maskën kur futesh brenda. Brenda është rrezikuar më i madh. Të kesh maskën rrugës dhe të futësh në lokal dhe ta heqësh është paradoksale dhe e rrezikshme madje”, tha mjeku.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI