Flash

"Përrallat e Bashës për pandeminë"/ Rama: Po shpenzuam paratë sot për sot, nesër na vdesin njerëzit rrugëve

Lapsi.al 30 October 2020
"Përrallat e Bashës për pandeminë"/ Rama: Po

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet që ai bën çdo ditë për krizën e pandemisë dhe rimëkëmbjen. Rama thotë se Basha thotë përralla, pasi nëse paratë shpenzohen sot, nesër do vdesin njerëzit rrugëve nga papunësia, teksa qeveria nuk do të ketë lekë të paguajë mjekët e infermierët. Sa i përket testimeve, Rama thotë prerazi se koronavirusi nuk mund të ndalet pasi këtë gjë nuk e kanë bërë dot as Franca me Gjermaninë, teksa ka siguruar se nuk është ai që vendos nëse do të rriten testimet apo jo.

“Do i çojmë përpara gjithë këto punë sepse ndërkohë kush nuk ka punuar kurrë, dhe kush është mësuar të flejë gjumë si miku im, Luli, e t’i gjejë gjërat gati kur hap sytë mes dy periudhash të përgjumjes, nuk e kupton se nëse ti ndalon aktivitetin, investimet, që jep punë e prodhon të ardhurave, dhe çfarë parash ke i shpenzon sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve se s’ke me çfarë paguan mjekët dhe infermierët, por të vdesin njerëzit nga papunësia...Po kur thotë ndalo infeksioni, bëj testime më shumë. Pse nuk ndalon Franca, Gjermania, spe nuk e ndalon askush infeksionin, se i bënë më shumë apo më pak testime. Kush jemi ne, kush jam unë, kush janë politikanët të vendosin sa testime duhet të bëhen. Kemi detyrime t’u përgjigjemi qytetarëve”, tha kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI