Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

U zbulua një rast pozitiv me COVID-19, Kina nis testimet në të gjithë qytetin

Lapsi.al 26 October 2020
U zbulua një rast pozitiv me COVID-19, Kina nis testimet në të

Kina, vendi i origjinës së COVID-19, duket se është edhe më përfshiri në luftën kundër këtij virusi.

Kështu Kina ka nisur testimin në masë të banorë të një qyteti për Covid-19 pas një shpërthimi rajonal të virusit në provincën Xinjiang.

Rreth 4.7 milion njerëz në Kashgar po testohen, me 138 raste asimptomatike të gjetura deri më tani.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e normave të infeksionit, por vazhdon të ketë shpërthime të vogla.

Xinjiang është shtëpia e pakicës së mylimanëve ujgur të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave thonë se po përndiqet nga qeveria në Pekin.

Shkollat ​​në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një raport testimi negativ.

Rasti i parë i shpërthimit në  Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në qarkun Shufu, në periferi të qytetit.

Gruaja, e cila u zbulua se ishte e infektuar nga një test rutinë, ishte rasti i parë lokal i zbuluar në territorin e Kinës për 10 ditë.

Testimi i masiv, i cili filloi të shtunën, zbuloi edhe 137 raste asimptomatike.

Rastet asimptomatike nuk llogariten në numrin zyrtar të Kinës prej 85.810 infeksionesh të konfirmuara. Numri i të vdekurve  në vend është 4,634.

Më shumë se 2.8 milion teste ishin kryer në Kashgar deri të sielën pasdite dhe pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh, sipas zyrtarëve të qytetit.

Kashgar është në provincën perëndimore të Kinës Xinjiang, shtëpia e ujgurëve etnikë dhe myslimanëve të tjerë turk.

Provinca ka një rrjet të kampeve të paraburgimit për të cilat Kina thotë se janë qendra “riedukimi” të nevojshme për të luftuar ekstremizmin. Sidoqoftë, grupet e të drejtave i shohin ato si pjesë e një fushate për të shtypur kulturën, gjuhën dhe identitetin e pakicës myslimane.

Kohët e fundit SHBA-të bllokuan disa eksporte nga Xinjiang për shkak të pretendimeve për abuzime me të drejtat e njeriut dhe punës së detyruar.

Të këshilluara

Zgjedhjet në SHBA, voton presidenti Trump

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngj...

21:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI