Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulm skandaloz komentin e presidencës ndaj botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi. Sipas kreut të qeverisë i vetmi faj i dy analistëve është se i shërbejnë publikut. Për Ramën, kreu i shtetit Meta është i fundit që mund të kërkojë hesap kujtdoqoftë për mënyrën e sigurimit të të ardhurave e tyre.
