Flash

Pritshmëritë për të ardhmen/ OKB: Shqiptarët më pesimistë se mesatarja botërore

Lapsi.al 25 October 2020
Pritshmëritë për të ardhmen/ OKB: Shqiptarët më

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së. Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

  • 37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale;
  • 17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney. Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi. Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?

  • 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale
  • 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor
  • 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”

  • 42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi;
  • 36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore;
  • 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor;
  • 45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI