Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Shkatërrohen 20 banesa, Azerbajxhani akuzon Armeninë për goditje me raketa

Lapsi.al 17 October 2020
Shkatërrohen 20 banesa, Azerbajxhani akuzon Armeninë për goditje

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se një sulm me raketa në qytetin e Ganjës vrau të paktën 12 vetë dhe plagosi 40 të tjerë në orët e para të së shtunës.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se qytetet Ganja dhe Mingachevir u goditën me raketa të lëshuara nga dy pika të ndryshme në Armeni.

Autoritetet armene as nuk e kanë mohuar dhe as e kanë pranuar përgjegjësinë për sulmet ndaj dy qyteteve.

Sipas burimeve zyrtare në Azerbajxhan, sulmi me raketa i së shtunës shkatërroi të paktën 20 ndërtesa banimi në Ganja, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Luftimet e vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë shpërthyen në 27 Shtator dhe kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve, duke shënuar përshkallëzimin më të madh të konfliktit që vazhdon me dekada mbi rajonin separatist të Nagorno-Karabakut që nga një armëpushim i vitit 1994.

Territori kryesisht etnik armen deklaroi pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në 1991 gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që i mori jetën deri 30,000 njerëzve para se të arrihej armëpushimi i vitit 1994. Megjithatë pavarësia e tij nuk njihet ndërkombëtarisht./ VOA

Të këshilluara

Kina zbulon dronët bombardues

Kina ka zbuluar dronët e saj ushtarak, një grup avionësh të vegjël të cilët mund të godasin objektivat në tokë. Dronët mund të lëshohet nga pjesa e pasme e një ...

17:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI