Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Trump jep lajmin: Trupat e SHBA do të tërhiqen nga Afganistani para Krishtlindjes

Lapsi.al 8 October 2020
Trump jep lajmin: Trupat e SHBA do të tërhiqen nga Afganistani para

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se synon të kthejë në atdhe të gjitha forcat amerikane nga Afganistani para fundit të vitit, shumë më shpejt sesa ishte njoftuar pak më parë nga administrata e tij. Ai shkroi mbrëmë vonë në Twitter se “Numri i vogël i mbetur i burrave dhe grave tona trime që shërbejnë në Afganistan duhet të jenë në shtëpi deri në Krishtlindje!”.

Lufta në Afganistan, më e gjata e Amerikës në tokë të huaj, filloi në vitin 2001 kur forcat amerikane ndërhynë në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

Ndërhyrja amerikane në Afganistan rrëzoi talebanët e vijës së ashpër që strehonin rrjetin terrorist të al-Kaidës dhe udhëheqësin e tij, Osama bin Laden, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit.

Në shkurt të këtij viti SHBA dhe talebanët arritën një marrëveshje për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Afganistani deri nga mesi i vitit 2021 në këmbim të garancive të dhëna nga talebanët për të mos lejuar që grupet terroriste të përdorin tokën afgane për sulme ndaj të tjerëve.

Talebanët janë përfshirë në negociata ndër-afgane për një marrëveshje të përhershme armëpushimi dhe ndarjen e pushtetit në Afganistanin e pasluftës.

Vetëm disa orë përpara komentit të Presidentit Trump, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien kishte thënë se Shtetet e Bashkuara synojnë të ulin nivelet e trupave të tyre në Afganistan nga 5,000 në 2,500 deri në fillim të vitit 2021./VOA/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI