Flash

"Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak. Dhe mua s'mund të më bëjë asgjë, askush", deklaratat e Trump dhe domethëniet e tyre

Lapsi.al 7 October 2020
"Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak.

Në botën perëndimore po tundin kokën ndaj sjelljes së Presidentit të SHBA Trump, i cili është i sëmurë me COVID-19. Te përkrahësit e tij, sidoqoftë, sjellja e fortë shënon pikë, thotë Ines Pohl, aktualisht në Ohajo.

Disave mund t’u kujtohet ende: në fillim të fushatës së fundit zgjedhore në 2016, Donald Trumpi deklaroi me plot gojën se ai mund të vriste dikë në zemër të New York-ut dhe të mos humbte asnjë votues. Tani, presidenti aktual i SHBA nuk ka vrarë askënd në Avenue 5, por mënyra se si sillet është shumë afër me këtë.
 Maska vetëm për frikacakë Kishte 72 orë që ai e dinte se qe infektuar me koronavirus para se të njoftonte se mund të infektonte njerëz të tjerë me patogjenin e rrezikshëm. Ai vazhdoi të merrte pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore, të darkonte me donatorë të mëdhenj dhe të shkruante në Twitter se mbajtja e maskave ishte vetëm për frikacakët.
Por kjo nuk është e gjitha: pas vetëm dy ditësh në spital, kur me siguri vazhdonte të ishte shumë infektues për të tjerët, ai i urdhëroi rojet e tij të sigurisë ta nxirrnin para fansave të tij të rreshtuar. Në limuzinën e zezë presidenciale, e cila quhet “The Beast” (“Bisha”), me maskën e zezë prej stofi në fytyrë dhe me kopsën e këmishës të hapur, ai u shfaq me një pozë përshëndetëse fitimtari. Dhe pastaj, një ditë më vonë, u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kur arriti në shkallët e sipërme të shtëpisë së tij të përkohshme, ai e hoqi maskën me vrull nga fytyra e tij. Dhe shkroi me gëzim në twitter se e gjitha nuk është aq e keqe, rreziku gjoja vdekjeprurës u krijua nga kundërshtarët e tij politikë – dhe megjithatë ai është shembulli më i mirë i kësaj: “Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak. Dhe mua nuk mund të më bëjë asgjë dhe askush”. Vendim për dekada Nga distanca, dikush do të mendonte se sjellja e pakujdesshme e Trumpit duhet të jetë e mjaftueshme për të parandaluar rizgjedhjen e tij. Këtu në terren e gjitha ka pamje tjetër. Për të kuptuar votuesit në Shtetet e Bashkuara, duhet të merret parasysh se çfarë vendoset bashkë me një presidencë. Kjo është kryesisht përbërja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e së cilës zgjidhen për tërë jetën dhe që përcaktojnë vijën politike për dekada. Shumë më gjatë dhe më të fuqishëm se një president në tetë vitet e tij në post, nga të cilat ai kalon të paktën dy në modalitetin e fushatës. Kundërshtarët e abortit, grupi i rëndësishëm i votuesve Përveç kësaj, 25 përqind e të gjithë votuesve janë rreptësisht kundër abortit. Atyre nuk u intereson çfarë bën ose thotë një president: kryesorja, ai të luftojë të drejtën për të abortuar. Donald Trump mund të jetë i paparashikueshëm në shumë fusha, këtu ai është i palëvizshëm. Dhe për klasën e mesme të lartë dhe për super të pasurit, Donald Trump ka vlerën e parave safi. Sepse, edhe këtu, ai i mban premtimet dhe shpërndan me bujari dhuratat e tij në taksa për ata që tashmë kanë shumë. Pastaj ka shumë amerikanë që nuk e dinin më me të vërtetë se ku bënin pjesë, në këtë vend ku në më pak se 25 vjet shumica e bardhë do të jetë një pakicë. Derisa erdhi Donald Trumpi, i huaji në politikë dhe presidenti i parë pas presidentit të parë me ngjyrë. Ai premtoi ta ruajë fuqinë e Amerikës së vjetër dhe të bardhë, të luftojë imigracionin dhe të kufizojë ndikimin e jo të bardhëve sa më shumë që të jetë e mundur. Ai premtoi të rikthente vendet e punës që kishin migruar jashtë vendit dhe të rikthente vendet e shkatërruara, më parë industriale, në madhësinë e tyre të vjetër. Ky grup i fundit u trondit kur superheroi i tyre u sëmur papritur dhe kur filloi t’i merren këmbët. Kjo është arsyeja pse ishte taktikisht e mençur se si e vendosi tani Trumpi veten në qendër të vëmendjes. Demonstrimi i tij i forcës funksioni, për ata që i duhen shumë nëse dëshiron të ketë fare një shans për të fituar zgjedhjet. Bideni varet nga gabimet e Trumpit Për të gjithë të tjerët, demokratet zezakë që tregojnë me lot në sy se si vdiqën anëtarët e familjes së tyre, sepse nuk morën ndonjë ndihmë mjekësore, Trumpit aq i bën. Ose ata që e konsiderojnë pakujdesi që presidenti ende nuk kërkon që të mbahen me detyrim maska në të gjithë vendin. Trumpit nuk i interesjnë as ata, sepse për të ata janë gjithsesi të humbur.
Ines Pohl
Duke e parë këtë vend nga jashtë, dikush mund të mendojë se këtu mbretëron një çmenduri e kulluar. Në lëvizje në rrugë, të duhet të konstatosh: taktikat e Donald Trumpit po funksionojnë për t’i mbajtur mbështetësit e tij në linjë. Pavarësisht ajo që ndodh, ata do ta mbështesin Donald Trumpin, po të jetë shëndoshë, për të vazhduar të luajë lojërat e tij taktike. Në fund, vendimtare do të jetë nëse sjellja e Donald Trumpit motivon mjaft njerëz për ta nxjerrë atë nga Zyra Ovale. Vetëm aftësia për të tërhequr e Joe Bidenit nuk do të mjaftojë. Ai ka nevojë për mbështetjen e kundërshtarit të tij, për t’i çuar në kutitë e votimit demokratët hezitues dhe jo-votuesit. DW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI