Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur Sukthin. Një burrë 50-vjeçar ka vrarë një qen duke e tërhequr zvarrë me makinë. Fotoja është publikuar fillimisht në rrjetet sociale nga organizata të ndryshme që merren me përkujdesjen e kafshëve, e më pas ka reaguar dhe policia e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, personi është shoqëruar në komisariat dhe është proceduar penalisht për veprën penale “keqtrajtim i kafshëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vrasja e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Ndërsa keqtrajtimi i tyre duke i shkaktuar dëmtime të përhershme dënohet me gjobë deri në burg për 3 muaj.