Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Flet Grenell: Nuk e mbështes as unë shkëmbimin e territoreve Kosovë - Serbi

Lapsi.al 27 March 2020
Flet Grenell: Nuk e mbështes as unë shkëmbimin e territoreve

Në një intervistë që i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell ka dhënë për Televizionin T7 ka folur për çështjen e një plani të fshehtë për shkëmbim territoresh. Ai ka mohuar që në prani të tij të jetë diskutuar një gjë e tillë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë.

E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve.

Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion” – tha Grenell që personalisht thotë se nuk e mbështet ndryshimin e kufijve.

“Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion, por unë dua të jem shumë i qartë se të gjitha këto janë çështje politike. Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike” – tha Grenell. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëpërmbajtja si vaksinë

Nga Astrit Patozi Sot ka një konsensus global se gjëja më e lehtë është të mëzitesh dhe stresohesh në kushtet e karantinës, por ti duhet të vetëpërmbahesh s...

18:37

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43