Flash

Studentja e mjekësisë mes viktimave të tërmetit

Lapsi.al 27 November 2019
Studentja e mjekësisë mes viktimave të tërmetit

Në 32 ka shkuar deri më tani numri i viktimave nga tërmeti. Por ende shumë persona janë nën rrënoja.

Një prej viktimave është edhe studentja e mjekësisë Kristi Reçi. Ajo kishte ëndër që bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por jeta e saj u ndërpre.

Konfirmimin e jep vetë Rektori i Universitetit Mjeksor të Tiranës, Arben Gjata, i cili në Facebook shkruan se Kristi Reci, studente e këtij Universiteti, konfirmohet mes viktimave të tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit deri më tani. Raportohet se mbi 25 persona janë ende të humbur dhe dyshohet se ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI