Flash

Shqipëria në Ditë Zie Kombëtare, Basha anulon vizitën në Athinë

Lapsi.al 27 November 2019
Shqipëria në Ditë Zie Kombëtare, Basha anulon vizitën

Sot Shqipëria është në Di9të Zie Kombëtare. Kryetari i PD, Lulzim Basha, anulon vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Më pas, ai ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anullimit të vizitës së zotit Basha e njoftoi kreu i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë”, - shkruan kreu i degës së Athinës.

Siç kishte lajmëruar më herët më herët bashkëatdhetarët, kreu i degës së Athinës bën të ditur se në axhendën e zotit Basha ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

“Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres”, - thekson Fatmir Gjoçi, kreu i degës së PD në Athinë, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet që humben njerëzit e tyre dhe uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI