Një person ende i paidentifikuar është nxjerrë nga rrënojat. U raportua fillimisht se ai ishte gjallë, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mbijetojë. Bëhet fjalë për një djalë 23-vjeçar në Thumanë. Ndërkohë lëkundjet e tërmetit vijojnë ende, ku vetëm pak më parë u regjistrua një tjetër goditje 3.7 ballë.