Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Rama përdor tragjedinë për të sulmuar Metën dhe Bashën

Lapsi.al 26 November 2019
Rama përdor tragjedinë për të sulmuar Metën dhe

Për Edi Ramën tragjedia që ka përfshirë vendin pas tërmetit nuk përbën problem për të shigjetuar kundërshtarët e tij politikë. Pas një vizite në spitalin e Traumës në kryeqytet, Rama ka sulmuar presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha.

"Është një rast i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam gam gam dhe kemi harruar që jeta është pak më ndryshe se gam gami i përditshëm. I pyetur nëse do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, një kërkese e opozitës, kreu i qeverisë tha se miratimi i një akti nuk sjell më shumë sesa ka sjellë deri tani, por për këtë gjë do të mendojë nesër.

Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka kuptim sot, cfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë. Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm, të fajshëm janë ata që vijojnë të cysin edhe sot" - tha Rama.

Rama nuk la mënjanë as presidentin që i kërkoi qeverisë të shtrijë dorën te partnerët ndërkombëtarë.

“Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin, menjëherë në terren të gjithë ministrat. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI