Në Morinë të Kukësit është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi, i cili po transportonte drejt Kosovës 25 persona të ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe që parashikohej të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Mbi të ndaluarin rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.