Flash

Vendi vakant në KLP/ Fiton prokurorja e dosjes 184 të Dibrës

Lapsi.al 4 October 2019
Vendi vakant në KLP/ Fiton prokurorja e dosjes 184 të Dibrës

Prokurorja Esmeralda Cami Keshi ka fituar vendin për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përkundrejt rivalit të saj, prokurorit Vladimir Mara. Cami mori 133 vota, duke lënë pas në garë Marën në kuotën e vetëm 109 votave.

Vendi vakant në KLP u krijua pas shkarkimit nga detyra e prokurorit Gentian Osmanit nga Shkalla e Dytë e Vettingut, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Nga votimi i sotëm është përjashtuar drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka mbërritur me vonesë.

Cami kërkoi nga KLP-ja që të pranonte dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë Dibër. Emri i saj u vu në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes "184" në Dibër, dhe konfliktit të saj të interesit për shkak të lidhjeve fisnore me një nga subjektet e hetimit.  Prokurorja ka lidhje të afërta me Arben Keshin, zyrtarin e Ministrisë së Brendshme që u kap në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman "BILD", si i përfshirë në manipulimin e procesit zgjedhor në Dibër në lokalet e 2016-s. ©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI