Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë skandalin e fotos me presidentin amerikan Obama për të cilën një shtetas amerikan i dënuar nga gjykatat e vendit të tij ka deklaruar se janë paguar 80 mijë dollarë. Në emisionin Real Story, Rama mohoi gjithçka dhe çdo lidhje me këtë skandal.
“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama. PD kërkon nga prokuroria të hetojë për këtë çështje. Nuk kam asnjë problem. Këtë që thashë këtu do ta them edhe në çdo vend tjetër” – tha Rama duke e akuzuar Lulzim Bashën se “me këtë lëvizje kërkon të mbulojë aferën e pagesave të lobimit të SHBA”.
Ilir Metën që e quajti “gruaja e Bilalit”, Rama e konsideroi një gjuhë e shthurur. ©LAPSI.al