Flash

Festa për bashkimin e dy Gjermanive, bën bashkë edhe Metën me Ruçin

Lapsi.al 3 October 2019
Festa për bashkimin e dy Gjermanive, bën bashkë edhe Metën

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishin sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Në një postim në facebook, Meta shkruan: "Pata rastin t'i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman".

Meta nënvizon se Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

"Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!"

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI