Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Shkarkimi i Metës/ Zbardhet kërkesa e Komisionit Hetimor ndaj Parlamentit

Lapsi.al 17 September 2019
Shkarkimi i Metës/ Zbardhet kërkesa e Komisionit Hetimor ndaj

Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pritet të mblidhet ditën e nesërme.

Mësohet se Komisioni do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e mandatit të tij deri në mbërritjen e opinionit të Venecias. Kjo kërkesë është një lëvizje e detyrueshme e Komisionit, pasi afati final i përmbylljes së punimeve të tij ishte data 8 Tetor, ndërkohë që nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë njoftuar publikimin e raportit final më datë 11 tetor, ku do të pasqyrojnë opinionin e kërkuar mbi shkeljet kushtetuese të Metës të pretenduara nga mazhoranca.

Ndërkaq, ditën e djeshme, presidenti Meta publikoi raportin prej 55 faqesh që ia ka dorëzuar përfaqësuesve të "Venecias", për t'i njohur me arsyetimet e tij lidhur me vendimet që ka marrë për dekretet e zgjedhjeve vendore.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI