Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Bardhi nuk i ndahet Babanit: Në cilin hotel bujte në 24 janar 1996?

Lapsi.al 16 September 2019
Bardhi nuk i ndahet Babanit: Në cilin hotel bujte në 24 janar 1996?

Pasi kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani paralajmëroi kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ky i fundit ka reaguar sërish duke paralajmëruar prova të reja që, sipas tij, konfirmojnë problemet e kryebashkiakut të Vaut të Dejës me drejtësinë italiane.

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”,- pyet demokrati, duke shtuar: “Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.”

“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur? Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim”, - thotë Bardhi.

Bardhi pretendon se Mark Babani ka përdorur deri në 7 emra për t’iu fshehur drejtësisë italiane.

“Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, - mbyll reagimin Bardhi.

PD publikoi sot disa dokumenta ku pretendon se Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, për vjedhje makinash, por akuzat u hodhën poshtë nga kryebashkiaku socialist.

Të këshilluara

Akuzat e PD, Babani: Shpifje, padi Bardhit

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të disa dokumenteve që sipas selisë blu faktojnë arre...

16:49

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI