Flash

Rama prezanton projektin për Aeroportin e Vlorës, nuk zihen më në gojë turqit. Dy opsione për ndërtimin e tij

Lapsi.al 16 September 2019
Rama prezanton projektin për Aeroportin e Vlorës, nuk zihen më

Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për projektet infrastrukturore. Më në fund qeveria shqiptare ka në tavolinë projektin për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Kryeministri Rama duke folur nga qyteti bregdetar sqaroi se në tavolinë janë dy opsione për ndërtimin e tij.

Së pari ndërtimi nga një kompani serioze ndërkombëtare, ose ndërtimi me paratë e buxhetit të infrastrukturës dhe më pas përzgjedhja e operatorit ndërkombëtar.

Në një takim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se rritja ekonomike në këtë qytet me ndërtimin e aeroportit do të jetë deri në 27 fish.

"Aeroporti i Vlorës do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të lartë jo vetëm për qytetarët, por edhe për mallrat. Nuk ka një të tillë në rajon. Me potencialin që ka Vlora është i mundur. Do të ketë edhe një funksion për mirëmbajtjen e avionëve. Do ta bëjë një kompani e jashtme, por do të bëhet këtu. Rritja e ekonomisë është deri në 27 fish me ndërtimin e aeroportit", tha Rama.

Të këshilluara

Akuzat e PD, Babani: Shpifje, padi Bardhit

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të disa dokumenteve që sipas selisë blu faktojnë arre...

16:49

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI