Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Lubonja: Rama manipulon ndërkombëtaret si piktor, këtu bashkëpunon me kriminelët

Lapsi.al 16 September 2019
Lubonja: Rama manipulon ndërkombëtaret si piktor, këtu

Analisti Fatos Lubonja thotë se politika nuk është aspak e shqetësuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi do të punonte për të plotësuar kushtet dhe për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Po të ishte e shqetësuar politika për integrimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të bëjmë një Shqipëri me standarde evropiane sa më shpejt, atëherë po të isha në vendin e tyre do thoja të rregulloj shtëpinë, t’i bëj gjërat gati sa më shpejt, në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit… Por nëse ti vë kriminelët kryetarë bashkie, si mund të jesh i shqetësuar. Pyetja është, po opozita a është vërtet e shqetësuar? Për mendimin tim kjo situatë është rezultat i një inkubatori që ka prodhuar krim në mënyrë të vazhdueshme.

Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tani mbetet lufta, propaganda... Ramës i duhet njohja e negociatave, se përmes tyre bën propagandë. Pashë dhe një deklaratë të Presidentit për antagonizëm. Por, politika mund të jetë antagonizëm, por ky i joni është banal, se kush vjedh më shumë dhe kjo na ka lënë pas. Pasi pajtohen, këta i fusin thikat njëri-tjetrit. Edhe PD këtej i thotë narkoshtet, këtej i bën thirrje të fusë Shqipërinë në BE, se duket sikur janë të kompleksuar se jemi jashtë Evropës”, - tha analisti i ftuar në studion e News 24,.

Më tej, Lubonja komentoi dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku u takua me Angela Merkel, duke thënë se ishte i gabuar veprimi i tij për t’i dhuruar Kancelares gjermane librin me pikturat e tij. Sipas analistit, Rama është munduar gjithmonë të manipulojë ndërkombëtarët duke u paraqitur si piktor, por që këtu bashkëpunon me kriminelët.

“I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, çon ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo.

Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas.

Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar”, - deklaroi Lubonja.

Lubonja u ndal dhe te vendimi që Këshilli i Evropës pritet të marrë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 18 tetor, duke paralajmëruar një propagandë të madhe politike, por që shqiptarët do vazhdojnë të zhyten në baltë.

“Do ketë propagandë të madhe, do zhurmohet shumë ja prova që kemi bërë hapa përpara. Opozita do marrë një goditje në denoncimet që ka bërë, do kapet te ato kushtet. Shqiptarët do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë baltovinë, ku po zhytemi çdo ditë e më shumë”, - theksoi ai.

Të këshilluara

Akuzat e PD, Babani: Shpifje, padi Bardhit

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të disa dokumenteve që sipas selisë blu faktojnë arre...

16:49

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI