Flash

"Limit"/ Zbulohet biseda mes kreut të grupit dhe njërit prej trafikantëve

Lapsi.al 14 September 2019
"Limit"/ Zbulohet biseda mes kreut të grupit dhe njërit prej

Vijon zbardhja e bisedave të zhvilluara mes aëtarëve të 4 grupeve kriminale që ushtronin veprimtarinë e trafikut të narkotikëve dhe të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës.

Në një tjetër komunikim telefonik, dëgjohen një prej të arrestuarëve, Olger Bamllari, që konsiderohet si “koka” e grupit, me Erion Demollin, njërin prej trafikantëve. Nga biseda e tyre kuptohet se ndodhen përkatësisht në Përmet dhe Gjirokastër për të kërkuar dhe për të siguruar më pas lëndë narkotike.

Biseda mes tyre:

Demolli: Emo vëlla

Bamllari: Emo qykapiku babit

Demolli: Po ku hyn ti, s’hyn drita o burri i dheut

Bamllari: Nuk të mora vesh

Demolli: Ku hy unë s’hy drita o burri i dheut, po them

Bamllari: Emo. Po lëre mo, ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu

Demolli: Ku vete unë?!

Bamllari: Të thashë unë që në fillim ore s’ashtu?!

Demolli: Më the.

Bamllari: Po hë bre vari… ka… gabimi qe i imi. Çar po bën ti

Demolli: Hë? Ja po ha dhe një çikë bukë

Bamllari: Në Përmet?! Mirë o

Demolli: Çar të bëj. Një supkë

Bamllari: Hiç unë në Fier do të jem.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI