Flash

Negociatat, mbërrin në Tiranë javën tjetër presidenti i Këshillit të Evropës

Lapsi.al 13 September 2019
Negociatat, mbërrin në Tiranë javën tjetër presidenti i

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Sipas informacioneve të fundit, zyrtari i lartë europian do të mbërrijë në vendin tonë ditën e martë, 17 shtator. Ai pritet të takohet me krerët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë. Në fokus të diskutimeve do të jetë çështja e hapjes së negociatave të vendit tonë për t’u anëtarësuar në BE.

Ditët e fundit ka pasur zhvillime intensive në lidhje me nisjen e bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi pas takimit me kryeministrin Rama se parlamenti gjerman do të vendosë për aprovimin ose jo të nisjes së bisedimeve Shqipëri-BE në fund të këtij muaji. Ndërsa dje, kryeministri shqiptar theksoi se vendet e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor i dhanë mbështetje Shqipërisë për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI