Flash

Aleksandër Vuçiç bëhet pjesëtar i Policisë së Kosovës

Lapsi.al 13 September 2019
Aleksandër Vuçiç bëhet pjesëtar i Policisë

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Në mesin e 416 policëve të rinj është edhe një pjesëtar emri i të cilit është i ngjashëm me atë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndryshe, me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, tha se policia sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organizative, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj, duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Policisë së Kosovës Smajl Smaliqi ka kërkuar nga kadetët e rinj që profesionin e tyre ta ushtrojnë ndaj qytetarëve pa asnjë dallim.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI