Flash

Rama merr në dorë arin e vendit, rrëzohet dekreti i Metës

Lapsi.al 9 September 2019
Rama merr në dorë arin e vendit, rrëzohet dekreti i Metës

Teksa presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të dëshmojë përballë deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare në Komisionin Hetimor në lidhje me kushtetueshmërinë e çdekretimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Komisioni i Sigurisë që po zhvillohet paralelisht, ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit “Për rezervat materiale të shtetit”

Pak javë më parë, Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin në fjalë, që i heq Këshillit të Ministrave rolin vendimarrës, duke ia deleguar kryeministrit. Kjo nismë u konsiderua si një iniciativë e kreut të qeverisë Edi Rama, për të marrë në dorë rezervat e arit në vendin tonë.

Në arsyet e kthimit të ligjit, Meta deklaronte se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër, kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet “Urdhrit të Kryeministrit”, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit. Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cënimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A.

Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.

Nga ana tjetër, qeveria argumentonte se ky ndryshim ishte në funksion të thjeshtimit të procedurave, “për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentin e daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave”.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Cakran të Fierit

Një zonë kodrinore në Cakran të Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit...

20:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI