Flash

Bilanc tragjik/ Gushti shënon 752 aksidente me 17 viktima

Lapsi.al 8 September 2019
Bilanc tragjik/ Gushti shënon 752 aksidente me 17 viktima

Sezoni turistik mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona.

Muaji gusht kur dhe qarkulimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente. 17 persona kanë humbur jetën vetëm në gusht.

Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendosen në zonat bregdetare ku ishin përqëndruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qyetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një renie të numrit të personave të mbytur në det.

Qednra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksideneteve sipas pasojave në shëndet ku 228 e aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve.

Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke respektuar rregullat e qarkullimit për të ruajtur vetën e tij por të mos riskuar jetën e tjetrit. /TCh

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Cakran të Fierit

Një zonë kodrinore në Cakran të Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit...

20:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI