Flash

Detaje të reja/ Çfarë ndodhi një vit më parë me autorin e vrasjes në Bulqizë

Lapsi.al 8 September 2019
Detaje të reja/ Çfarë ndodhi një vit më parë me

Dalin detaje të reja nga vrasja në Bulqizë, ku Fatjon Keta, 22 vjeç vrau me thikë shokun e tij, Arlind Pasha. Report Tv shkruan se sherri ka nisur rreth një viti më parë dhe e gjitha ka qenë e paralajmëruar dhe jo diçka momentale.

Fatjon Keta është dërguar një vit më parë në spitalin psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e Bulqizës dhe gjatë rrugës i ka thënë personelit: "Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij".

Flitej se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk u shtrua në spital, pasi sipas mjekëve nuk ishte në kushtet për t'u shtruar në spital. Përveç kësaj, Keta ishte një njeri i dhunshëm dhe konsumonte edhe lëndë narkotike.

Familjarët kanë bërë disa herë denoncim në polici, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, çka ndoshta mund të kishte sjellë edhe parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Madje, ditën e krimit në mëngjes ai kishte dhunuar nënën dhe motrën e tij.

Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Ndonëse kanë kaluar 3 ditë nga kjo ngjarje e rëndë, nuk janë bërë ende motivet e sherrit mes dy të rinjve, që përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e Arlind Pashës, teksa policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e tij për të shmangur mundësinë e hakmarrjes nga familjarët e viktimës duke qenë se ishin fqinj.

Keta qëlloi qëlloi pak ditë më parë me thikë shokun e tij Arlind Pasha duke i shkaktuar edhe vdekjen, për të cilin deklaroi se e ka bërë me vetëdije.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI