Flash

Meta nuk "kursen" as Bashën: Të dyja palët donin konfrontim me gjakderdhje!

Lapsi.al 9 September 2019
Meta nuk "kursen" as Bashën: Të dyja palët donin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po vijon t’u përgjigjet pyetjeve të deputetevë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

I pyetur nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, nëse u konsultua me partnerët politikë para se të anulonte zgjedhjet të 30 qershorit, Meta është përgjgjur duke vënë theksin tek kokëfortësia e liderëve kryesorë, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si pengesë për mosarritjen e një kompromisi për shtyrjen e vendoreve. “Kush tha se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvilloheshin brenda muajit korrik nëse do të kishte vullnet politik? Ky ka qenë vullneti im që zgjedhjet të zhvilloheshin sa më shpejtë. Kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta, kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në tryezë me Ramën kryeministër.”- tha Meta në Komisionin Hetimor që po shqyrton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Kur vendosa të shtyjë zgjedhjet, situata ishte e çmendur, të dyja palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie. Të dyja palët donin konfrontim, që mund të sillte gjakderdhje, mos harrojmë që një police e re humbi gishtin. Presidenti nuk mund të priste që të humbte jetën një polic, apo një qytetar. Asnjë palë nuk do mbante përgjegjësi, të dyja do akuzonin njëra-tjetrën, duke përshkallëzuar më tej krizën që nuk ishte në interes të Shqipërisë dhe Kosovës. Para se të merrja një akt të tillë, të cilin e mora pasi u njoha me dokumente sekrete shtetërore."- shtoi Meta, që nënvizoi  se ishte detyra e tij si president për të shmangur një konflikt civil potencial.

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Cakran të Fierit

Një zonë kodrinore në Cakran të Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit...

20:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI