Flash

LIVE/ Meta zbulon detaje nga protesta e 8 qershorit: Do digjej Kuvendi i Shqipërisë

Lapsi.al 9 September 2019
LIVE/ Meta zbulon detaje nga protesta e 8 qershorit: Do digjej Kuvendi i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë fjalën në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, ku po argumenton vendimin e tij për çdekretimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Meta ka thënë se nga burime tërësisht të besueshme zyrtare, është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë.

"Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”- tha Meta.

Sikurse ka arsyetuar në krye të herës, Meta është shprehur sërish se përmes vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve synohej shmangia e garës elektorale me një kandidat të vetëm, një e drejtë kjo që sipas kreut të shtetit është mbrojtur në raste të mëparshme dhe nga Gjykata e të Dejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Meta ka sjellë në vëmendje rastin bullgar, ku për shkak se në zgjedhje kishte vetëm një kandidat, ky shtet ishte dënuar me gjobë.

Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”, tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjaë  fjalës së tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

 

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2906467769380859/?q=ilir%20meta&epa=SEARCH_BOX

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Cakran të Fierit

Një zonë kodrinore në Cakran të Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit...

20:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI