Flash

Shkarkimi i Metës/ Zbulohen emrat e deputetëve që do bëjnë pjesë në Komisionin Hetimor

Lapsi.al 8 July 2019
Shkarkimi i Metës/ Zbulohen emrat e deputetëve që do

Janë zbardhur emrat e 5 deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor, i cili pritet të ngrihet në Kuvend për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë në total. Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, do të vihet në krye të komisionit, ndërsa anëtarët e tjerë nga radhët e mazhorancës do të jenë: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Ndërsa, 4 anëtarët e mbetur do të përzgjidhen në mesin e deputetëve të opozitës së re parlamentare.

Parlamenti do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00 në një seancë plenare, për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, me pretendimin e shkeljes së Kushtetutës në rastin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Komisioni do të përpilojë një raport që do t’i përcillet Kuvendit. Në rast se shkeljet e evidentuara konsiderohen të rënda, mazhorancës do t’i duhen 94 vota për shkarkimin e Metës, çështje që do të kalojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende është jashtë funksionit.

Më herët ditën e sotme, përmes një qëndrimi publik, presidenti Meta theksoi se shtryrja e zgjedhjeve ishte kushtetuese dhe se dekreti i tij mbetet në fuqi, për sa kohë që nuk ka një vendim të kundërt të Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

Basha reagon pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të lajmit se një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit është sulmuar me gurë makina e gazeta...

14:29

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI