Flash

"Asnjë hap pas!", thirrja e Bashës për protestën: Ejani me familjet

Lapsi.al 8 July 2019
"Asnjë hap pas!", thirrja e Bashës për protestën:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen së bashku me familjet e tyre protestës së dhjetë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebok”, kryedemokrati bën thirrje për pjesëmarrje masive, në emër të “Shqipërisë së mundësive për të gjithë”.

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë

Bashkë për të ardhmen!

Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet në videon e shpërndarë nga lideri i opozitës.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha bashkëngjitur në postimin e tij.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/660643771122673/?v=660643771122673

 

Të këshilluara

Basha reagon pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të lajmit se një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit është sulmuar me gurë makina e gazeta...

14:29

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI