Flash

Basha reagon pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës

Lapsi.al 7 July 2019
Basha reagon pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të lajmit se një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit është sulmuar me gurë makina e gazetarit dhe analistit Fatos Lubonja.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik” – shkruan Basha në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI