Flash

Sherr në autobusin e kombinatit, 2 të rinj godasin fatorinon dhe policët

Lapsi.al 7 July 2019
Sherr në autobusin e kombinatit, 2 të rinj godasin fatorinon dhe

Mbrëmjen e së shtunës në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy pasagjerë kanë goditur fatorinon pas një konflikti të çastit. Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit "Nënë Tereza", ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e policisë.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës". Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra

Shkarkohet Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Vendimi është firmosur nga kreu i ri i KMSH, Bujar Spahiu dhe mban datën 2...

09:45

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI