Një ditë para protestës së lajmëruar nga opozita në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha shpërndau një mesazh në rrjetet sociale. Ai bëri thirrje për bashkim kundër asaj që e quan diktaturë e krimit.
“Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk” – shkruan Basha. ©LAPSI.al