Flash

Deklarata/ Amnisti dhe leje qëndrimi për shqiptarët e paligjshëm në Britani

Lapsi.al 7 July 2019
Deklarata/ Amnisti dhe leje qëndrimi për shqiptarët e

Kandidati për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij për emigrantët e huaj të jashtëligjshëm (ku ka edhe shumë shqiptarë). Duke folur për “Daily Mail”, Johnson ka deklaruar se emigrantët iu përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, - ka deklaruar Johnson.

Më tej, ai ka thënë se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet. Por, Johnson ka edhe një kusht tjetër: “Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht”.

“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, - ka thënë ai.

Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.

Të këshilluara

Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra

Shkarkohet Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Vendimi është firmosur nga kreu i ri i KMSH, Bujar Spahiu dhe mban datën 2...

09:45

Flakë në godinën e Bashkisë së Durrësit

Përfshihet nga flakët Godina e Bashkisë së Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentac...

20:15

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI