Pasi kryeministri Edi Rama paditi gazetarin gjerman Peter Tiede në Twitter, i cili publikoi përgjimet ndaj tij dhe qeverisë në gazetën "Bild", vjen edhe reagimi i gazetarit.
Peter Tiede ka komentuar në profilin e Ramës në Twitter ku e pyet: Për çfarë më akuzoni? Më akuzoni për publikimin e së vërtetës?

Statusi i Ramës
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije". -shkruan Rama në Twitter.