Flash

Bashkitë e drejtuara nga PD-ja letër KQZ-së: S'ka zgjedhje në 30 qershor. Ambientet e KZAZ-ve do jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete

Lapsi.al 25 June 2019
Bashkitë e drejtuara nga PD-ja letër KQZ-së: S'ka zgjedhje

Bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike janë të vendosura për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Nëpërmjet një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ato njoftojnë se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, ambientet që ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve dhe GNV do të jenë në funksion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme.

“Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës përcaktimin e dates së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës”, - shkruhet ndër të tjera.

Të këshilluara

Vlorë/ Burri vret gruan me levë hekuri

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Krimin e ka kryer shtetasi Lavdosh Sulo, 56-vjeç, ndërsa pa jetë ka mbetur Laureta Sulo, 4...

13:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI